Lidhje

Përpjekje të reja për të luftuar mbipeshën


Mbipesha është një problem mbarëbotëror dhe një dietë e përsosur ose ilaç për të ndihmuar ata që kanë nevojë të bien nga pesha ende nuk ekziston. Ilaçi i fundit që u duk premtues ishte një hormon sintetik që ndihmon në pakësimin e oreksit, veçanërisht ndaj ushqimeve me nivel të lartë yndyrnash. Por ky ilaç duket se nuk eshte shume i efektshem.

Shumë vetë dëshirojnë të kishin vullnetin e mjaftueshëm për të ngrënë pa e tepruar dhe të ngriheshin nga tryeza, pikërisht atëhere kur dëshira e shtynte të hante më shumë.

Njerëzit kanë në organizëm një hormon natyral që prodhohet nga qelizat në pankreas. Ky hormon i quajtur Amylin prodhon insulinë dhe mendohet se është ky hormon që sinjalizon trurin se ne jemi ngopur. Tani shkencëtarët kanë zhvilluar një lloj sintetik të amylinës. Ajo quhet pramlintide (pramlintajd). Ilaci është përdorur për të trajtuar diabetin dhe kontrollon sheqerin në gjak, por ndërmarrja farmaceutike që prodhon ilaçin mendon ta zhvillojë atë për t’u përdorur kundër mbipeshës.

Gjatë një studimi, një rrteh 30 vetë mbipeshë u ndanë në dy dhe njërit iu dha pramlintajd ndërsa grupit tjetër jo. Ata që e morrën ilaçin nëpërmjet një inxjeksioni 15 minuta para ngrënies, hëngrën 680 kalori më pak sesa personat e grupit tjetër. Gjatë një periudhe të studimit, të dy grupet u ndeshën me sfidën e ushqimit të shpejtë si pica, akullore dhe pije të ëmbëla freskuese. Personat që merrinin ilaçin pramlintajd, përdorën më pak ushqime me yndyrna e kalori të lartë. Ata ranë nga pesha 2 kilogram më shumë në krahasim me pjesmarrësit e grupit tjetër.

Disa ekspertë janë skeptikë rreth të mirave të këtij ilaçi. Ata thonë se studimi ishte i shkurtër dhe humbja e peshës nuk ishte aq e madhe për të patur ndonjë ndikim pozitiv në shëndetin e tyre.

Ndërkohë personat që humbasin peshë duke ngrënë më pak e vrapuar më shumë, pra që kryejnë rregullisht ushtrime fizike, përfitojnë më shumë. Sipas një studimi, 1 mijë e 300 amerikanë që ranë ndjeshëm nga pesha nëpërmjet ushtrimeve fizike, 60 përqind e tyre e ruajtën këtë formë fizike për një vit dhe rreth 80 përqind e tyre vazhdojnë të bien nga pesha edhe pas një viti. //kk//

XS
SM
MD
LG