Lidhje

Putin rithekson mbështetjen për Presidentin palestinez Abaz


Presidenti rus Vladimir Putin ritheksoi mbështetjen e tij për Presidentin palestinez Mahmud Abaz, i cili ndodhet për vizitë në Moskë.

Zoti Putin tha sot se Rusia e konsideron zotin Abaz si udhëheqësin legjitim të popullit palestinez. Udhëheqësi rus tha se është i bindur se zoti Abaz do të bëjë gjithçka brenda mundësive të tij për të rivendosur unitetin ndërmjet palestinezëve.

Zëvendës-ministri i jashtëm i Rusisë tha se Moska i ka reduktuar lidhjet me grupin militant islamik Hamas, i cili mori nën kontroll Rripin e Gazës në muajin qershor.

Ai thotë se kontaktet me Hamasin kanë tani synim të rivendosin dialogun ndërmjet palestinezëve.

Por zoti Abaz tha se do të rifillojë bisedimet me Hamasin vetëm nëse heq dorë nga kontrolli mbi Gazë dhe merr përgjegjësi për veprimet e tij. Pasi Hamasi mori nën kontroll Gazën, zoti Abaz shpërndau qeverinë e unitetit dhe krijoi një qeveri të re me seli në Bregun Perëndimor. //ze//

XS
SM
MD
LG