Lidhje

Murdoch blen kompaninë Dow Jones


Manjati australian i medias Rupert Murdoch arriti marrëveshje për të blerë për pesë miliardë dollarë kompaninë Dow Jones, kompania mëmë e gazetës The Wall Street Journal. Marrëveshja u njoftua sot në një deklaratë të përbashkët që u bë nga News Corporation e Murdochut dhe kompania Dow Jones.

Të dyja palët e nënshkruan marrëveshjen dje, duke i dhënë fund negociatave tre mujore dhe debateve të tensionuara midis anëtarëve të familjes Bancroft që kanë pronë Dow Jonesin. Në deklaratë thuhet se anëtarët e familjes Bancroft që mbajnë 37 përqind të votave të aksionerëve kanë rënë dakort ta mbështesin marrëveshjen.

Murdoch ofroi të blinte kompaninë Dow Jones në maj për pesë miliardë dollarë ose 60 dollarë për aksion, shumë më tepër se sa vlera e tregut. Por marrëveshja alarmoi disa anëtarë të familjes si dhe gazetarët e Dow Jonesit dhe drejtuesit ekzekutivë që janë të shqetësuar se Murdoch do të shkatërronte integritetin e gazetës. //rd//

XS
SM
MD
LG