Lidhje

Ditë e përgjakshme në Irak


Policia irakiane tha se nga një sërë shpërthimesh në Bagdat u vranë rreth 70 veta dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Në sulmin më vdekjeprurës sot, të paktën 50 veta u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën, kur një vetvrasës shpërtheu një kamion nafte afër një pike karburanti në lagjen Mansour të Bagdatit perendimor.

Më parë, shpërthimi i një makine bombë në qendër të Bagdatit vrau të paktën 17 persona dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë. Nga shpërthimi i një autobombe tjetër humbën jetën 3 veta në distriktin Doura të kryeqytetit. Ushtria amerikane tha se forcat irakiane dhe ato të koalicionit zbuluan një var masiv në provincën Dijala në lindje të Bagdatit. Banorët e zonës thanë se al-Kaida në Irak vra muajin e kaluar rreth 17 fshatarë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë.

Ndërkohë, autoritetet ushtarake amerikane thanë se 3 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën, kur patrulla e tyre u godit nga një bombë e sofistikuar dje në Bagdatin lindor. Ushtari i katërt u vra po dje nga zjari i armëve të lehta në Bagdat. //rd//

XS
SM
MD
LG