Lidhje

Serbia propozon rregulla për negociatat me Kosovën


Sërbia ka thënë se preferon mbajtjen e bisedimeve të drejt për drejta me shqiptarët për statusin e ardhëshëm të Kosovës, por jo afat të caktuar për mbylljen e bisedimeve.

Qeveria e Serbisë tha se ka miratuar një listë me rregulla të propozuara për negociatat, që iu dërgua Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon dhe ambasadorëve të gjashtë vendeve të Grupit të Kontaktit.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug tha se në tekstin e propozimit thuhet se bisedimet duhet të përqendrohen në statusin e Kosovës dhe jo në çështjet e shumta praktike dhe teknike.

Në propozim thuhet gjithashtu se bisedimet nuk duhet të përqendrohen në rekomandimet që përmban plani Ahtisari lidhur me pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se Beogradi është i përgatitur t’i ofrojë Kosovës autonominë më të gjerë të mundëshme, përfshi disa karakteristika të sovranitetit. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës këmbëngulin në paravërinë e plotë nga Serbia. //iç

XS
SM
MD
LG