Lidhje

Mineapolis: Vazhdojnë kërkimet në vendin e shembjes së urës


Presidenti Bush u ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti në emër të të gjithë amerikanëve, viktimave të tragjedisë së kësaj jave në Mineapolis, që u shkaktua nga shembja e një ure mbi Lumin Misisipi.

Zonja e Parë Laura Bush vizitoi punonjësit e ndihmës dje, ndërsa presidenti do të shkojë sot në Minesota në vendin e ngjarjes.

Presidenti Bush tha në fjalimin javor drejtuar vendit se shembja e urës tronditi dhe dëshpëroi miliona amerikanë. Megjithatë, deri tani, numri i personave që janë konfirmuar të vdekur kanë qënë më i ulët nga sa pritej fillimisht, pikërisht pesë të vdekur dhe tetë ende të humbur.

Dje u gjetën pesë makina në tabanin e lumit, por që të gjitha nuk kishin njerëz brenda.

Zhytësit që kërkonin nën qindra ton beton dhe hekur në Lumin Misisipi luftuan me rrymat e forta të lumit dhe pamjen e kufizuar. Numri i njerëzve që figurojnë të humbur ka rënë ndjeshën nga 30 në tetë, por autoritetet thonë se shifra që ata kanë dhënë për të vdekurit nuk është përfundimtare. //iç

XS
SM
MD
LG