Lidhje

Humori, dashuria dhe spiunazhi temë e filmave të rinj të javës


Komedia, dashuria dhe spiunazhi janë zhanret e filmave të rinj që dolën të premten në kinematë amerikane.

Pjestarët e programit televiziv “Saturday Night Live” Andy Samberg, Jorma Taccone dhe Akiva Schaffer sjellin në kinema filmin e zhanrit të komedisë me titull “Hot Rod”. Andy në rolin e Rod Kimble portretizon një dublant te pafat që kërkon të realizojë skena të rrezikshme për të fituar para për t'i shpëtuar jetën njerkut të tij, por edhe për të fituar respektin e humbur.

Rreziqet që ndërmerr Rod, megjithë eksperiencës mjaft të pakët, i japin filmit ngjyrime tepër komike. Dy nga aktorët kryesorë në film Jorma Taccone dhe Andy Samberg kanë qenë miq që nga fëmijëria dhe kanë realizuar video komike para se të bëheshin mjaft të njohur në YouTube.

Që nga ajo kohë, Samberg është bërë një pjesëtar i rregullt i programit televiziv të njohur “Saturday Night Live” dhe Jorma Takohni në stafin e shkrimtarëve. “Hot Rod” doli në kinema të premten.

El Cantante ka bashkuar në film çiftin Jenifer Lopez dhe Mark Anthony, filmi i parë së bashku që Lopez luan me bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur Mark Anthony. Përveç rolit të aktores kryesore në film, Jenifer Lopez ka përgatitur edhe regjinë.

Filmi tregon biografinë e artistit të famshëm portorikan të muzikës salsa Hector Lavoe (luajtur nga Anthony) një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës spanjolle të viteve 1970. Filmi shtjellon dashurinë pasionante të Lavoe me bukuroshen Puchi (Jenifer Lopez) dhe ngritjen e tij drejt famës botërore. Por edhe pasi ka arritur gjithçka, Lavoe nuk është në gjendje të braktisë drogën dhe dhimbjen e tij të brendëshme.

Jo më kot e kemi lënë për në fund “Ultimatumin e Xhejson Born”. Pasi i ka shpëtuar atentave në pjesën e parë dhe zbuluar komplotin brenda CIA-s në pjesën e tretë, Xhejson Born jep ultimatum në pjesën e tretë të filmit që del në kinema.

Xhejson Born ndiqet nga ata që e bënë atë një vrasës profesionist. Me një kujtesë të zhdukur dhe të dashurën e vrarë, ai është i palëkundur nga breshëritë e plumbave dhe një lloj i ri vrasësish. Ai ka vetëm një objektiv: kthimi nga fillimi në kërkim të gjetjes se kush ka qenë para humbjes së memorjes. Ai do të gjurmojë të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen. Atij i duhet të udhëtojë nga Moska në Paris...nga Londra në New York...për të zbuluar kush ishte Xhejson Born. Në rrugë e sipër i duhet të menjanojë policinë, detektivët, agjentët e Interpolit në të gjitha përpjekjet e tij të spihunazhit ndërkombëtar. //kk//

XS
SM
MD
LG