Lidhje

Politika, lobizmi dhe interesat financiare që luhen në Uashington


Senati amerikan votoi së fundmi me shumicë dërmuese votash për një ligj të ri mbi etikën, që përkrahësit e cilësojnë si reformën më më të gjerë në këtë fushë prej dekadash. Senati votoi vetëm dy ditë pas Dhomës së Përfaqësusve për ligjin që ka të bëjë me lidhjet mes politikës dhe interesave financiare në Uashington.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësusve, Nenci Pelosi, tha se gjatë fushatës për zgjedhjen e saj ajo premtoi t’i jepte fund të ashtuquajturës “kulturë e korrupsionit”.

“Ne do të mbajmë premtimin tonë për të tharë këtë moçal, që është Uashingtoni”.

Në kongresin amerikan, shpesh herë pushteti kryqëzohet me paratë. Lobistët, që kanë nevojë të lidhen me zyra të caktuara të kongresit, japin para për fushatat e ligjvënëse që duan të rizgjidhen. Kritikët thonë se lobisti i diskredituar, Xhek Abramof, i cili tani është në burg pas një hetimi për korrupsion, përbën simbolin e një periudhe, në të cilën paraja e madhe çonte në abuzim.

Studjuesi i çështjeve të Kongresit, Norm Ornstein, thotë se ligji për etikat në Kongres përfshin deklarimin e një numri më të madh të kontributeve të dhëna nga ligjvënësit dhe lobistët.

“Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur”, thotë ai.

Lobistët duhet të njoftojnë kur grumbullojnë shumë të mëdha në kesh për fushatat e ligjvënësve. Dhuratat dhe udhëtimet falas nga lobistët janë të ndaluara me ligj. Anëtarët e Kongresit duhet të njoftojnë gjithashtu shpenzime, të përfshira në ligj nga ligjvënës individë, që herë herë duan të shpërblejnë dhuruesit e fushatave. Ndërsa votoi me shumicë dërmuese në favor të ligjit, disa reformatorë shpallën fitore.

“Rezultati është një projekt-ligj, që duhet konsideruar si një legjislacion shumë i rëndësishëm”, thotë senatori demokrat Ras Feingold.

Disa senatorë pretendojnë se edhe ligji ri i etikave do t’u bëjë të mundur udhëheqësve që të mos i deklarajnë kontributet për fushatat e tyre.

“Ky projekt-ligj krijon një gënjeshtër. Kjo është ajo që bën ky projekt-ligj e asgjë më tepër”, thotë senatori republikan Tom Coburn.

Avokatja Melanie Sloan kryeson grupin Qytetarët për Përgjegjësinë dhe Etikat në Uashington. Ajo thotë se ligji i ri ka plot të meta, të cilat nuk kufizohen vetëm tek shpenzimet për shpërblimin e dhuruesve të fushatave. Zonja Sloan thotë gjithashtu se nuk ekziston një mekanizëm i ri për zbatimin e ligjit.

“Grupet mbikqyrëse, si grupi që unë drejtoj, do të donin të shikonin ‘një zyrë të integritet publik’, një entitet i pavarur, përgjegjës për hetimin e ankesave, që kanë të bëjnë me etikat”.

Udhëheqësi demokrat, Heri Rid, premtoi se Senati do të korregjojë çdo mangësi në ligjin e ri të etikave. Megjithatë, Norm Ornstejn, i Institutit Amerikan Enterprise, thotë se as të gjitha rregullat dhe ligjet nuk do të jenë të mjaftueshme.

"Një problem korrupsioni nuk do të zgjidhej kurrë kur ekziston një institucion me para dhe fuqi të pakufizuara”.

Edhe grupet mbikqyrëse mendojnë se ligji i ri i etikave, megjithëse jo i përsosur, do të pakësojë presionin tek kongresi për të vazhduar punën kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG