Lidhje

Presidentët Bush, Karzai angazhohen të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit


Presidenti Bush dhe homologu i tij afgan Hamid Karzai theksuan angazhimin e tyre për të luftuar terrorizmin, pas bisedimeve që zhvilluan në vendpushimin presidencial Camp David në afërsi të Uashingtonit. Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me NATO-n dhe me forcat afgane për të luftuar militantët talebanë.

Zoti Karzai tha se Talebani përbën një rrezik për afganët e pafajshëm por jo për vetë qeverinë e Afganistanit. Presidenti Bush tha se ka besim se me informacionet e duhura të zbulimit, Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani do të jenë në gjendje të nxjerrin para drejtësisë udhëheqësit kryesorë të al-Kaidës. Por ai nuk tha nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmerrnin veprime ushtarake në Pakistan pa u këshilluar fillimisht me Islamabadin.

Presidenti Bush tha se forcat amerikane do të bëjnë ç’të jetë e mundur për të mbrojtur civilët e pafajshëm gjatë luftimeve në Afganistan. Disa qindra civilë janë vrarë gjatë operacioneve të drejtuara nga forcat amerikane dhe të NATO-s kundër kryengritësve në Afganistan. //rd//

XS
SM
MD
LG