Lidhje

Abaz, Olmert takohen para konferencës ndërkombëtare të paqes


Udhëheqësit palestinezë dhe izrelitë takohen sot në Bregun Perëndimor para një konference ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme, që pritet të fillojë nga fundi i vitit.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert shkon në Xheriko për bisedime private me Presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Ai është kryeministri i parë izraelit që hyn në teritorin palestinez në më shumë se 6 vjet.

Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thonë se zoti Olmert dhe zoti Abaz shpresojnë të bëjnë përparim në çështjet themelore që duhet të zgjidhen para krijimit të shtetit të Palestinës. Ndër to mund të përfshihen çështjet e kufijve dhe refugjatëve palestinezë, si dhe statusi përfundimtar i Jerusalemit.

Administrata e Presidentit Bush po i jep një nxitje të re bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme. Sekretarja e Shtetit, Konodoliza Rajs, u takua me të dy udhëheqësit javën e kaluar dhe u bëri thirrje atyre të intensifikojnë dialogun mes Izraelit dhe palestinezëve. //iç

XS
SM
MD
LG