Lidhje

Shpërthimi në Bullgari ndërpret furnizimet  e Greqisë me gaz natyror nga Rusia


Një tubacion shpërtheu në Bullgari duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus për Greqinë. Shpërthimi ndodhi sot rreth 80 kilometra në jug të kryeqytetit bullgar, Sofie.

Autoritetet thonë se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Nuk ka pasur njoftime për dëme në njerëz. Policia thotë se shpërthimi shkatërroi rreth 10 metra të tubacionit.

Punonjësit e mirëmbajtjes thanë se rrjedhja e gazit u ndërpre automatikisht në momentin e shpërthimit. Në Greqi nevojat po përmbushen me rezervat e gazit të lëngshëm dhe parashikohet që konsumatorët të mos ndikohen nga problemi. Pritet që javën e ardhshme të fillojë riparimi i tubacionit. //rd//

XS
SM
MD
LG