Lidhje

Gjeorgjia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore


Republika ish-sovjetike e Gjeorgjisë po akuzon Rusinë se ka shkelur hapësirën ajrore gjeorgjiane dhe ka bombarduar një zonë të pabanuar pranë rajonit të trazuar në Ozetinë e Jugut.

Rusia i hodhi sot menjëherë poshtë akuzat megjithë pretendimet gjeorgjiane se raketa e pashpërthyer është gjetur dhe mban numrin e serisë dhe regjistrimin rus.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendëshme gjeorgjiane tha se ndërhyrja e dy avionëve rusë ndodhi mbrëmë në rajonin Gori, një zonë që kufizohet me Osetinë në veriperëndim të kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi.

Gjeorgjia i ka akuzuar shpesh forcat ruse për mbështetjen e separatistëve në Osetinë e Jugut dhe në rajonin e Abkazisë.

Por analistët thonë se një sulm ajror do të ishte një incident serioz i pazakontë.

Një zyrtar i separatistëve në Osetinë Jugore i tha agjencisë Associated Press se beson që raketa u hodh nga avionë gjeorgjianë me qëllimin për të implikuar Rusinë. //ze//

XS
SM
MD
LG