Lidhje

Konsorciumi francez fiton tenderin për riparimin e Çërnobilit


Një konsorcium i kryesuar nga francezët është zgjedhur të ndërtojë një mbulesë të re mbrojtëse të reaktorit bërthamor të Chernobilit, skena e aksidentit më të rëndë bërthamor në botë.

Zyrtarët ukrainas thanë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim zgjodhi me tender konsorciumin Novarka për të ndërtuar shtresën për reaktorin numër katër të uzinës. Novarka përfshin firma franceze, gjermane, dhe ukrainase. Një mbulesë betoni e ndërtuar menjëherë pas aksidentit, ende mban 200 tonë karburant të rrezikshëm radioaktiv.

Ekspertët thonë se shtresa mbrojtëse po dëmtohet. Reaktori i Chernobylit morri zjarr dhe shpërtheu në vitin 1986 duke shpërndarë re radioaktive në një pjesë të madhe të Evropës. Numri i të vdekurve nga shpërthimi vazhdon të jetë i debatueshëm.

Autoritetet sovjetike thanë se 32 persona vdiqën si rezultat i aksidentit. Mijëra të tjerë janë diagnostikuar me kancerin e teroideve. Reaktori i fundit në funksion i Chernobilit u mbyll në vitin 2000. //rd//

XS
SM
MD
LG