Lidhje

Këshilli i Sigurimit votoi njëzëri mbi një rezolutë për Irakun


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi sot njëzëri për një rezolutë, e cila do të zgjeronte rolin e Kombeve të Bashkuara në Irak.

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënte thirrje për shyrjen dhe për një vit të mandatit ekzistues të misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak, përpara skadimit të tij javën e ardhshme. Rezoluta autorizon Kombet e Bashkuara të krijojnë lehtësira në dialogun rajonal në çështje të tilla si siguria e kufijëve, energjia dhe refugjatët.

Votimi në Këshillin e Sigurimit, fillimisht i planifikuar për të enjten, u shty për t’u dhënë mundësinë anëtarëve të qeverisë së Irakut që të shohin disa ndryshime të vogla të bëra në dokumentat përkatës.

Zyrtarët thanë se koha shtesë ishte e nevojshme për t’u siguruar që dokumentat shqyrtoheshin nga zyrtarët irakianë, mes tyre edhe kryeministri Nouri al- Maliki, i cili po viziton Iranin. //ze//

XS
SM
MD
LG