Lidhje

Kosova, sfidë e vështirë për ekipin ndërmjetësues ndërkombëtar


Kur u pyet nëse ekipi i negociatorëve ndërkombëtarë për Kosovën është përballë një misioni të parealizueshëm për t’i bërë shqiptarët dhe serbët që të bien dakord për një plan për të ardhmen e teritorit, një nga tre diplomatët u përgjegj se “misioni nuk është i pamundur, por është i vështirë”.

Negociatorët amerikanë, gjermanë dhe rusë, që janë vetëquajtur “trojka”, po përpiqen të arrijnë sukses atje ku të tjetër kanë dështuar.

Një nga ekspertët më me përvojë të botës për zgjidhjen e konflikteve, Martti Ahtisaari i Finlandës, e kaloi pjesën më të madhe të vitit duke u përpjekur, por pa rezultat, që të ngushtonte hendekun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Serbia kundëtshton çdo variant që i kapërcen kufijtë e autonomisë së zgjeruar për Kosovën, ku 90 përqind e popullatës, që janë shqiptarët, nuk pranojnë asgjë më pak se sa pavarësia. Kosova është administruar nga Kombet e Bashkuara për 8 vjet, që nga bombardimet e NATO-s që i detyruarn autoritetet serbe, që luftonin kundër shqiptarëve që kërkonin pavarësi, të largoheshin nga Kosova.

Kur zoti Ahtisaari arriti në përfundimin se ishte e pamundur që të dy palët të arrinin marrëveshje, fuqitë e mëdha i kërkuan atij të hartonte një plan për statusin e ardhëshëm të Kosovës. Plani i tij për pavarësi të kushtëzuar dhe garanci për sigurimin e pakicave u hodh poshtë muajin e kaluar nga Rusia, që kërcënoi se do t’i vinte veton në Këshillin e Sigurimit zbatimit të këtij plani.

Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por theksojnë rëndësinë e mbështetjes së saj nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Moska ka këmbëngulur për një nxitje tjetër për konsensun mes serbëve dhe shqiptarëve. Në përgjigje të kërkesës së Rusisë, Grupi i Kontaktit prej gjashtë antëarësh, krijoi një grup negociator prej tre anëtarët për të ndërmjetësuar edhe një raund tjetër negociatash që do të përfundojnë më 10 dhjetor.

Por negociatori rus, Alexander Botsan-Kharchenko, i njeh vështirësitë që bartin këto negociata.

"Unë nuk kam asnjë iluzion. Siç e shikoni, unë e kam të qartë se sa i vështirë është ky mision. Por angazhimi që ne morrën në hapje të këtij raundi negociatash është jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

Udhëheqësit e Kosovës thonë se ata ende këmbëngulin për pavarësi, por u zotuan të shtunën se do të bashkëpunojnë me të tre negociatorët për të gjetur një gjuhë të përbashkët me serbët për të ardhmen e teritorit.

Diplomati amerikan, Frank Wisner tha se trojka nuk do t’u paraqesë palëve propozime të reja për të ardhmen e Kosovës, por do të shërbejë si ndërmjetëse mes këtyre dy ish armiqve. Diplomatët janë zotuar gjithashtu që të shqyrtojnë çdo variant të mundshëm për të gjetur një zgjidhje.

Analistët thonë se suksesi i diplomacisë ruse për fillimin e negociatave të reja e ka burimin në mosmarrëveshjet e Bashkimit Evropian prej 27 vendesh, që pritet të luajë një rol të rëndësishëm politik dhe ekonomik në të ardhmen e Kosovës.

Disa vende të BE-së nuk e mbështesin më planin Ahtisaari, duke thënë se nuk do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në qoftë se negociatat dështojnë.

Ilir Dugolli, i cili udhëheq institutin jo-qeveritar të kërkimeve politike, thotë se pas 8 vjet administrimi nga Kombet e Bashkuara, shtyrja e përcaktimit ka patur një ndikim negativ mes shqiptarëve të Kosovës.

"Vihet re një farë zhgënjimi, një farë iritimi dhe një farë pasigurie. Po ashtu vihet re një farë ankthi se si do të përfundojë ky proces dhe nëse Bashkimi Evropian do të arrijë në konsensus”.

Dugolli thotë se është tepër i shtetësuar nga deklaratat e disa diplomatëve të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se ndarja teritoriale është një variant i mundshëm, në qoftë se negociatat e tanishme nuk rezultojnë në një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Sipas këtij varianti do të ndaheshin zonat me shumicë serbe dhe shqiptare,

"Atëhere shqiptarët do të kërkonin menjëherë diçka si shpërblim, Luginën e Preshevës. Ose do të fillonin lëvizje edhe në Maqedoni, dhe nuk dihet gjithashtu se çfarë do të ndodhte me Republikën Serbe të Bosnjes ose zona të tjera. Prandaj idea e ndarjes është jashtëzakonish e pasigurt dhe e rresikëshme”.

Negociatat e trojkës sapo kanë filluar. Të dy palët janë zotuar se do të bashkëpunojnë. Ndërsa ekspertët parashikojnë sukses, ata theksojnë se shumë gjëra mund të ndodhin gjatë muajve të ardhëshëm. //iç

XS
SM
MD
LG