Lidhje

Las Vegasi në pritje të ceremonisë së madhe të Çmimeve MTV


Las Vegasi do të presë më 9 shtator emrat më të njohur të muzikës amerikane. Hoteli Palms do të jetë dhe ambjenti ku do të organizohet mbrëmja e përvitshme e ndarjes së çmimeve muzikore MTV Awards. Rihanna, Justin Timberlake, Beyonce dhe emra të tjerë janë mes kandidaturave për të fituar çmimet prestigjoze që shpërndahen nga MTV Awards.

Justin Timbarlake dhe Beyonce janë dy emrat që konkurojnë në 7 kategori të çmimeve të sivjetshme MTV Awards. Të martën MTV njoftoi në një ceremoni të posaçme kandidaturat që konkurojnë këtë vit për çmimet që do të ndahen më 9 shtator.

Videoklipi i Beyonce "Irreplacable" është ndër kandidatët për çmimin e videos më të mirë, sikurse videoklipi i Timberaleke ”What goes around”, ku interpreton edhe Scarlett Johaansson. Gjithashtu në këtë kategori janë dhe këngëtarët Amy Winehouse me Rehab, Kanye West me Stronger, Rihanna me Umbrella (bashkëpunim me Jay-Z), DANCE me Justice.

Timberlake konkuron në kategorinë e artistit më të mirë të vitit, si dhe për bashkëpunimin mjaft të sukseshëm me Timbaland për këngën Sexy Back. Beyonce është përzgjedhur si kandidate për artisten më të mirë të vitit, si dhe për bashkëpunimin e saj me Shakirën në duetin” Beautiful Liar”. West gjithashtu është i përzgjedhur në 5 kategori, ku përfshihet dhe artisti i vitit. Me shijen e mosfitores së çmimit për videon më të mirë vitin e kaluar, ai ka thënë për MTV.

“Unë vij për të fituar dhe jo për të humbur. Sivjet është një konkurrencë mjaft e fortë”.

Rihanna gjithashtu është e përzgjedhur në 5 kategori, ku përfshihet dhe viedoja më e mirë e vitit, ”Umbrella”, mjaft e vlerësuar nga kritika.

Në kategorijnë e artistes më të mirë të vitit konkurojnë edhe Fergie dhe Nelly Furtado. Ndërsa për artistët më të mirë të vitit, janë dhe Akon, T.I dhe Robin Thick.

Në kategorinë e artistëve të rinj më të mirë, përfshihen Amy Winehouse me albumin ”Back to Black”, Lilly Allen, Carrie Underwood etj.

Kandidaturat për grupin më të mirë janë Fall Out Boys, Gym Class Heroes, Linkin Park, Maroon 5 dhe White Stripes.

Mbrëmja e përvitshme e çmimeve MTV Awards, do të organizohet në 9 shtator në Palms Hotel dhe Casino të LasVegasit. Në këtë spektakël, do të ngjiten në skenë Kanye West, Fall Out Boy, Amy Winehouse, Chris Brown, Foo Fighters dhe Rihanna.

Producenti i mirënjohur muzikor Timberland do të jetë udhëheqësi artistik i kësaj ceremonie. //ii

XS
SM
MD
LG