Lidhje

Rojet e ish Gjermanisë Lindore kishin urdhëra të qarta të vrisnin


Arkivistët në qytetin gjerman të Magdeburgut kanë zbuluar një dokument të vitit 1973 sipas së cilit rojet e kufirit në ish Gjermaninë Lindore kishin urdhëra të qarta që të hapnin zjarr dhe të vrisnin çdo njeri - përfshi gra e fëmijë - që përpiqej të kalonte në Perëndim.

Sipas shtypit gjerman dokumenti prej 7 faqesh tregon se Sigurimit i Shtetit i asaj kohe, STASI, u kishte dhënë urdhër rojeve të kufirit në Murin e Berlinit që të ndalonin ose asgjësonin çdokënd që përpiqej të arratisej nga lindja komuniste.

Ish zyrtarë të Gjermanisë Lindore kishin mohuar për një kohë të gjatë të kenë pasur dijeni për urdhërin që të hapej zjarr dhe të vriteshin njerëz në kufi.

Gjithsesi, dokumenti i publikuar në disa gazeta gjermane, thotë se urdhëri i dhënë rojeve ishte: “mos hezitoni të përdorni armët” edhe nëse kufiri shkelet nga gratë dhe fëmijët.

Dokumenti del në dritë ndërkohë që Gjermania përgatitet të përkujtojë 46 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit.//ii

XS
SM
MD
LG