Shtatëmbëdhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, zyrtarët dhe artistët e qytetit vazhdojnë debatet për të ruajtur një ndër segmentet më të mëdhenj që kanë mbetur nga ky mur historik. Fjala është për të mos lejuar që ky relik i Luftës së Ftohtë, i cili filloi të ndërtohet pikërisht më 13 gusht 1961, të bjerë pre e ndërtimeve të reja, e ndotjes apo e vandalizmit.
Galeria Lindore - kështu quhet rruga më pak se një kilometër e gjatë që kalon nëpër lagjen Friedrichshain të Berlinit. Aty është ekzpozuar puna e mbi 100 artistëve nga e gjithë bota dhe janë pasqyruar imazhe të tilla që kanë mbetur në kujtesë si puthja e udhëheqësit gjermanolindor Erich Honecker dhe atij sovjetik Leonid Brezhnev. Kjo pikë mjaft e vizituar turistike ka rrezik të zhduket fare për shkak të mureve që po prishen, ndotjes dhe zakonit të turistëve të cilët shkëpusin copra nga muri dhe i marrin si kujtim.
Restaurimi që do të fillojë në shtator pritet të kushtojë 1.8 million dollarë, shifër që mund të rritet në varësi të sasisë së murit dhe të punimeve artistike që mund të shpëtohen nga prishja. Kani Alavi, kryeson shoqatën e artistëve që përpiqen për ruajtjen e murit. Alavi, artist me origjinë iraniane, i cili është edhe autor i një murali të viteve 90, thotë se politikanët duhet të veprojnë pa vonesë për ta mbajtur galerinë në gjendjen e saj origjinale.
"Ne duhet të veprojmë tani dhe të përdorim fondet që kemi marrë nga disa burime, nga qeveria, nga Bashkia e Berlinit, nga sponsorizuesit privatë dhe nga llotaritë e ndryshme,”thotë piktori.
Një tjetër pengesë janë planet urbanistike që qyteti i Berlinit ka hartuar për ndërtime në këtë lagje. Manfred Kyhne, është zyrtar i Bashkisë së qytetit: Manfred Kyhne, është zyrtar i Bashkisë "Na duhet të koordinojmë ndërtimin e një parku, rindërtimin e murit dhe restaurimin e pikturave në mur. Rindërtimi i murit dhe restaurimi i muraleve po vonohet sepse na duhet të hiqnim një numër shtëpish të vjetra nga zona e parkut," thotë zoti Kyhne.
Pjesa perëndimore e murit ka qenë mbuluar nga grafitet gjatë shumë dekadave që kur ai filloi të ndërtohet më 13 gusht 1961. Ndërsa pjesa lindore e tij, e cila i përket Galerisë Lindore, filloi të vishet me murale vetëm pas rënies së komunizmit. //ad//