Lidhje

Arma gjysëm-automatike, Kalashnikov, më e famshmja në botë


Mihail Kalashnikov, konstruktori i armës gjysëm-automatike më të famshme të botës, u prit me nderime në qytetin e tij të lindjes Izhevsk, ku u ankua rreth prodhimeve falso të armës së tij.

Më shumë se 100 milion armë të tilla, që kanë marrë emrin e konstruktorit, janë shitur gjatë 60 vjetëve që prej fillimit të prodhimit dhe më shumë se 47 shtete i armatosin trupat e tyre me AK-47.

Izhevsku, 1 mijë e 300 kilometra në lindje të Moskës, nuk është vetëm qyteti i lindjes së Kalashnikovit, por edhe baza e uzinës Izhmash, ku u prodhua arma origjinale Kalashnikov.

60 vjet pas fillimit të prodhimit të Kalashnikovit, fabrika Izhmash llogarit humbje prej 360 milion dollarësh çdo vit për shkak se armë të falsifikuara Kalashnikov prodhohen në Bullgari, Kinë, Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë shitjet kohët e fundit të armëve të tilla kanë shkaktuar debate të shumta. Sipas lajmeve, hetues italian të antimafias thonë se kanë zbuluar 105 mijë armë Kalashnikov të dërguara në Irak, për të cilat nuk kishte dijeni komanda e lartë amerikane. //ze//

XS
SM
MD
LG