Lidhje

Opozita në Turqi kërcënon të bojkotojë votimin presidencial


Partia më e madhe opozitare në Turqi tha se do të bojkotojë votimin presidencial të vendit për shkak të kandidaturës së Ministrit të Jashtëm Abdullah Gul.

Partia laike Republikane e Popullit e bëri njoftimin sot disa orë pasi Gul konfirmoi publikisht kandidaturën e tij dhe kërkoi mbështetjen e udhëheqësve të opozitës. Ministri Gul premtoi sot, se nëse zgjidhet, ai do të mbështesë dhe forcojë parimet laike të Turqisë.

Politikanë laikë dhe ushtria kanë kundërshtuar kandidaturën e zotit Gul për shkak të së kaluarës së tij islamike. Po sot zoti Gul u takua me udhëheqësit e partisë konservatore, Lëvizja Kombëtare. Ai nuk tha nëse ka siguruar mbështetjen e kësaj partie.

Anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet konfirmuan dje se zoti Gul do të jetë përsëri kandidati i tyre për President, tre muaj pasi opozita bojkotoi votimin në parlament, duke e detyruar atë të tërheqë kandidaturën.

Por disa udhëheqës të opozitës i kanë thënë medias turke se ata nuk parashikojnë një bojkotim tjetër. Parlamenti fillon raundin e parë të votimeve për President të hënën. //ad//

XS
SM
MD
LG