Lidhje

Takim i rrallë mes udhëheqësve të dy Koreve në Phenian


Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se presidenti Roh Mun hyun do të shkojë me makinë në Korenë e Veriut për një takim të rrallë nga fundi i këtij muaji me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong Il.

Përfaqësuesit e të dy vendeve ranë dakord që zoti Roh do të kalojë me makinë nëpër kufirin e fortifikuar rëndë e jo me tren, siç kishte propozuar fillimisht Seuli. Ata diskutuan sot rreth planeve në qytetin kufitar Koesong të Koresë së Veriut.

Zyrtarët thanë se Koreja e Jugut do të dërgojë rreth 200 delegatë në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, për bisedimet 3-ditëshe që fillojnë më 28 gusht.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Udhëheqësit e dy Koreve zhvilluan më së fundi bisedime në vitin 2000 në takimin e parë ndër-korean të nivelit të lartë që prej luftës mes tyre të viteve 50-të, e cila përfundoi në bazë të një armëpushimi. //ze//

XS
SM
MD
LG