Lidhje

Të paktën 400 të vrarë në Irak nga shpërthime autobombash


Ministria e Brendëshme në Irak tha se numri i të vdekurve nga shpërthimet me kamiona bombë arriti në të paktën 400.

Shpërthimet e katër kamionëve të martën në dy fshatra të minoritetit jazidi ishin sulmet më vdekjeprurëse në Irak që nga ndërhyrja amerikane në vitin 2003.

Ushtarët irakianë, policia dhe vullnetarët vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënonjat në fshatrat e shkatërruar në provincën Nineveh. Qindra të plagosur po mjekohen në spitale në mbarë rajonin.

Jazidi është komunitet jo mysliman që flet gjuhën kurde dhe që i përket një sekti të lashtë fetarë. Ekstremistët suni i konsiderojnë ata si të pabesë.

Ndërkohë një shpërthimi i një autobombe në Bagdat sot në mëngjes në një kompleks dyqanesh vrau shtatë persona dhe plagosi 15 të tjerë.

Ushtria amerikane tha se dy ushtarë u vranë dhe gjashtë u plagosën dje në luftime në veri të kryeqytetit irakian. //iç

XS
SM
MD
LG