Lidhje

“Gazetarët pa kufij”: Të mos ekzekutohen dy gazetarët iranianë


Një grup ndërkombëtar për lirinë e shtypit i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun t’i bëjë presion Iranit për të mos zbatuar vendimin për ekzekutimin e dy gazetarëve iranianë.

Gazetarët pa Kufi i dërgoi dje një deklaratë me shkrim zotit Ban, ku i bën thirrje të përpiqet për të ndihmuar gazetarët kurdë Adnan Hasanpur dhe Abdolvahid Hiva Botimar, të cilët shkruanin për revistën Asou para se të ndalohej në vitin 2005.

Të dy gazetarët u dënuan me vdekje në korrik nën akuzat se ishin “Armiq të Zotit.”

Bashkimi Evropian, i cili është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rastet, i ka bërë thirrje Iranit të mos i kryejë dënimet. Bashkimi Evropian ka thënë se është tepër i shqetësuar nga shtypja e iranianëve që përpiqen të shprehin lirisht mendimin e tyre, veçanërisht të pakicave arabe dhe kurde të rajonit. //ze//

XS
SM
MD
LG