Lidhje

Italia forcon masat që parandalojë reprezaljet për vrasjen e 6 italianëve në Gjermani


Italia i ka forcuar masat e sigurisë në rajonin e saj jugor në përpjekje për të ndalur reprezalje të mundshme të klaneve lidhur me vrasjen e gjashtë italianëve në Gjermani.

Policë shtesë mbërritën sot në fshatin San Luca të Kalabrisë ku armiqësitë që besohet se ishin të lidhura me vrasjet e djeshme kanë filluar qysh në vitin 1991. Postblloqe u vendosën në mbarë rajonin që njihet si një qëndër e fuqishme e mafias.

Persona të armatosur të panjohur deri tani qëlluan dhe vranë dje gjashtë italianë në qytetin veriperëndimor të Duisburgut në Gjermani. Zyrtarët italianë thanë se vrasjet me stil ekzekutimi duket të jenë hakmarrje për një vrasje vitin e kaluar të gruas së një drejtuesi të një klani në ditën e krishlindjeve.

Zyrtarët thanë se ky është një rast i rallë kur klanet lajnë hesapet mes tyre në një vend tjetër. Italia ka dërguar dedektivë në Duisburg për të ndihmuar në hetime. //iç

XS
SM
MD
LG