Lidhje

SHBA nuk synon të krijojë një shtet satelit të NATO-s në Kosovë


Komandanti i trupave amerikane në Kosovë përgënjeshtroi akuzat serbe se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një shtet satelit të Natos në Kosovë.

Gjeneral brigade Douglas Earhart theksoi në një konferencë për shtyp sot se Natoja ndodhet në Kosovë me mision paqeruajtës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Dragan Jocic tha sot se nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë marrëdhënie normale me Serbinë, duhet të heqin dorë nga planet për pamvarësimin e Kosovës dhe krijimin e një shteti satelit të Natos atje. //iç

XS
SM
MD
LG