Lidhje

Aksident në Jutah: Vriten 3 pjesëtarë të ekipit të shpëtimit minatorëve


Operacionet e shpëtimit për gjashtë minatorë që kanë mbetur brenda në një minierë në shtetin Utah, janë ndërprerë pasi tre punonjës të ekipit të shpëtimit gjetën vdekjen nga një shembje tjetër në minierë.

Guvernatori i Shtetit Utah, Jon Huntsman, është takuar me zyrtarët federalë të sigurimit të minierave për të diskutuar dhe vendosur nëse duhet të vazhdojë operacioni i shpëtimit. Richard Stickler i Administratës amerikane të Shëndetit dhe Sigurisë së Minierave u tha gazetarëve sot se nuk është marrë ende ndonjë vendim për rifillimin ose jo të operacioneve të shpëtimit.

Guvernatori Huntsman i quajti heronj pononjësit e ekipit të shpëtimit dhe tha se nuk është vendosur se çfarë duhet bërë më tej për shpëtimin e minatorëve të bllokuar në minierë, para se të garantohet siguria e ekipit të shpëtimit.

Autoritetet thanë se punonjësit e shpëtimit u vranë gjatë një shpërthimi i gurëve dhe qymyrit brenda minierës. Ata ishin rreth 350 metra larg nga zona ku besohet të jenë minatorët e bllokuar. Nuk është e qartë në se ata janë ende gjallë.

XS
SM
MD
LG