Lidhje

Serbia kërkon kthimin e ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë


Serbia ka bërë thirrje për kthimin e ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë pas tetë vjetësh. Zëdhënësi i Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, Alexander Simiç tha sot se ka ardhur koha për kthimin e personelit serb të sigurisë në Kosovë.

Sipas rezolutës 1244 të OKB-së, Serbia ka të drejtë të mbajë rreth një mijë trupa në Kosovë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore serbe atje. Por paqeruajtësit ndërkombëtarë nuk kanë lejuar ridislokimin e tyre nga frika e rigjallërimit të dhunës. Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord edhe për një raund tjetër negociatash për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Udhëheqësit e Kosovës këmbëngulin për pavarësi, ndërsa Serbia refuzon të heqë dorë nga sovraniteti mbi Kosovën. Simiç tha se shqiptarët e Kosovës nuk janë të predispozuar për një të negociojnë në zgjidhje kompromisi. Ai shtoi se e vetmja forcë që mund t’i bëjë ata të negocjojnë janë Shtetet e Bashkuara.

Disa politikanë serbë i kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë në plan të krijojnë një shtet satelit (kukull) të NATO-s në Kosovë. Komandanti i trupave amerikane në Kosovë, gjenerali Douglas Earhart, e hodhi poshtë këtë akuzë dje, duke thënë se NATO-ja ndodhe në Kosovë në një mision paqeruajtës. //rd//

XS
SM
MD
LG