Lidhje

Dorëzohen paqësisht rrëmbyesit e avionit të kompanisë Atlasjet


Zyrtarë turq thanë se dy përsona që rrëmbyen një aeroplan të kompanisë Atlasjet i cili po udhëtonte nga Qiproja për në Stamboll u dorëzuan në mënyrë paqësore. Autoritetet thanë se arrestuan edhe një pasagjer si i dyshuar për pjesmarrje në rrëmbim.

Dëshmitarët tregojnë se dy rrëmbyesit kishin thënë se kishin një bombë kur rrëmbyen aeroplanin menjëherë pas nisjes sot në mëngjes.

Sipas disa dëshmitarëve, rrëmbyesit kishin thënë se kishin lidhje me Al Kaidën. Ata kishin kërkuar të shkonin në Siri apo Iran por pilotët i kishin bindur të ndaleshin për të furnizuar avionin me benzinë në një aeroport të Antalias.

Pas uljes në tokë, shumica e të 136 pasagjerëve dhe ekuipazhi u larguan me shpejtësi nga avioni ndërsa pilotët kërcyen nga dritaret e kabinës. Rrëmbyesit u dorëzuan pasi liruan pasagjerët dhe pjestarët e tjerë të ekuipazhit.//ii

XS
SM
MD
LG