Lidhje

Fuqizohet uragani Dean, pritet të takojë tokën në Xhamajka


Uragani Dean po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm ndërkohë që çan rrugën e tij përgjatë brigjeve të Karaibeve Lindore drejt Xhamajkës, ku nesër pritet të takojë tokën.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se uragani, i pari i këtij sezoni në oqeanin Atlantik, po shoqërohet me erëra të forta që arrijnë deri në 240 kilometra në orë dhe hyn në kategorinë e uraganëve të fuqishëm përsa i përket intensitetit dhe shkallës së shkatërrimeve që sjellin.

Ai pritet të kalojë sot pranë ishullit Hispanola i cili është ishull i përbashkët i Republikës Dominikane dhe Haitit. Një paralajmërim për rrezik nga uragani është dhënë në bregun jugor të Republikës Dominikane.

Uragani Dean mund të sjellë deri në 12 centimetra shi për metër katror dhe të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Guvernatori i shtetit jugor të Luizianës në brigjet e Gjirit të Meksikës, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar fonde nga qeveria federale në rast se uragani prek tokën në këtë shtet.//ii

XS
SM
MD
LG