Lidhje

Gyl nuk fiton mbështetjen në raundin e parë të votimit për president


Ministri i Jashtëm turk Abdulla Gul nuk arriti të fitonte mbështetjen e mjaftueshme për tu zgjedhur president në raundin e parë të votimit në parlament.

Zoti Gul, i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim mori 341 vota nga 367 të nevojshme për dy të tretat që kërkoheshin në këtë raund. Ai pritet të fitojë në raundin e tretë kur kërkohet një shumicë e thjeshtë. Kjo është hera e dytë që zoti Gul ve kandidaturën për postin e presidentit. Kandidatura e tij e parë këtë vit u bë shkak për një krizë politike që çoi në zgjedhje të reja parlamentare ku partia e tij fitoi 340 vende.

Laikët janë të shqetësuar se zgjedhja e zotit Gul dhe udhëheqja e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan do të dobësojnë ndarjen e fortë në Turqi të shtetit nga feja.

XS
SM
MD
LG