Lidhje

Parlamenti maqedonas miraton vendimin për masën e paraburgimit të deputetit Buçkovski


Parlamenti i Maqedonisë miratoi vendimin e para dy javëve të komisionit për çështjet e mandateve dhe imunitetit lidhur me dhënien e lejes për masën e paraburgimit për deputetin Vllado Buçkovski, i akuzuar për shpërdorim mjetesh në kohën kur ishte Ministër i Mbrojtjes.

Deputetët e partive në pushtet e miratuan këtë masë me 59 vota pro dhe një abstenim. Deputetët e Lidhjes Social Demokrate, të Partisë Liberal Demokrate dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim nuk morën pjesë në votim. Zoti Buçkovski, duke folur para deputetëve tha se atij i është marrë pasaporta dhe i është kufizuar qarkullimi vetëm brenda territorit të Shkupit. Ai la të kuptohej se në këtë mënyrë ndjen se nuk e gëzon imunitetin e deputetit, ndërsa shrprehu dyshimin se partia VMRO-DPMNE në pushtet ia ka përgatitur, siç tha, skenarin dhe se Parlamenti po shndërrohet në gjykatë. Ndërkohë, Parlamenti vazhdon debatin mbi kërkesën e komisionit parlamentar për heqjen e mandatit të deputetit Buçkovski. //rd//

XS
SM
MD
LG