Lidhje

Senatorë amerikanë me influencë bëjnë thirrje për një udhëheqës të ri në Irak


Presidenti Bush pranoi se është i zgënjyer nga qeveria irakiane por shtoi se i takon popullit të Irakut të vendosë në se kërkon një udhëheqës të ri.

Në takimin e nivelit të lartë në Kanada sot, zoti Bush tha se pyetje kryesore është në se qeveria e Irakut do tu përgjigjet kërkesave të popullit. Ai tha se në se qeveria irakiane nuk plotëson këto kërkesa atëherë është në duart e popullit të bëjë ndryshime – dhe jo në duart e politikanëve amerikanë.

Sot, kryetari i komisionit të senatiti për shëmbimet e armatosura, senatori Karl Levin u bëri thirrje ligjvënësve irakianë të shkarkojnë kryeministrin Nuri al-maliki. Ligjvënësi i Partisë Demokrate tha se ai shpreson që qeveria do ta zëvendësojë atë me një udhëheqës që sipas fjalëve të tij të luajë një rol më shumë bashkues.

Ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker e cilësoi sot përparimin e qeverisë irakiane si “shumë zgënjyes për të gjitha palët.” //iç

XS
SM
MD
LG