Lidhje

Uragani Dean godet Meksikën në rajonin Verakruz


Uragani Dean ka goditur Meksikën në afërsi të qytetit Tecolutla, në rajonin Veracruz.

Qendra Amerikane Kombëtare e Uraganeve përllogarit erëra prej 160 kilometra në orë, stuhi të kategorisë 2, shkallë kjo që mat fuqinë e uraganit dhe aftësitë shkatërruese. Dhjetëra mijëra naftëtarë janë evakuar nga rajoni së bashku me banorët e zonës.

Parashikuesit e motit thonë se rreshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje ndërkohë që uragani lëviz në drejtimin të Meksikës perëndimore. Fillimisht, uragani Dean goditi gadishullin e Jukatanit në Meksikë herët të martën kur stuhia tejet e rrezikshme me erëra prej 265 kilometra në orë ishte e kategorisë pesë.

Uragani ka shkaktuar së paku 11 viktima në ishujt Karaibe para se të kalonte përmes Jukatanit, duke përmbytur rrugët dhe rrëzuar pemët dhe shtyllat elektrike. Nuk ka njoftime për viktima në Jukatan. //iç

XS
SM
MD
LG