Lidhje

Kosovë: Policia zbulon sasi të madhe eksplozivi në rajonin e Pejës


Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se kanë zbuluar një sasi të madhe lënde shpërthyese në rajonin e Pejës në Kosovën perëndimore.

Një zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës tha se gjatë një operacioni të policisë dhe forcave paqeruajtëse të KFOR-it janë zbuluar 92 kilogram eksploziv të tipit TNT. Ai tha se gjysma e tij është gjetur në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës, ndërsa pjesa tjetër në fshatin Novosellë të po kësaj komune.

Dy shqiptarë janë arrestuar por identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Ata akuzohen për "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm". Policia thotë se po vazhdon hetimet për të mësuar prejardhjen e kësaj sasie eksplozivi. //ii

XS
SM
MD
LG