Lidhje

Irak: 24 të vrarë dhe 65 të plagosur në qytetin Baiji


Policia irakiane tha se një shpërthim vetvrasës me kamion-bombë vrau të paktën 24 persona në veri të Irakut.

Autoritetet thanë se kamioni shpërtheu në një stacion policor në qytetin Baiji. Të paktën 65 vetë të tjerë u plagosën.

Në veri të Irakut, ushtria tha se një helikopter amerikan u përplas sot duke vrarë të 14 ushtarët në bord. Sipas informacioneve të deritanishme shkaku duket të ketë qënë një problem mekanik. Ushtria nuk specifikoi vendin e rrëzimit.

Ushtria tha gjithashtu se një ushtar amerikan u vra sot dhe tre të tjerë u plagosën në operacionet luftarake në perëndim të Bagdatit.

Në kryeqytetin irakian sot, vazhdoi për të dytën ditë gjykimi i 15 ish-ndihmësve të udhëheqësit të ekzekutuar irakian Saddam Husein. Të pandehurit akuzohen për krime kundër njerëzimit për vrasjen e dhjetra mijëra shiitëve që u ngritën kundër Sadamin pas luftës së Gjirit Persik në vitin 1991. //iç

XS
SM
MD
LG