Lidhje

Zbulohen fosilet e një majmuni 10 milionë vjeçar


Fosilet e gjetura në Etiopi tregojnë se njeriu mund të jetë shkëputur nga majmuni 6 ose 7 milionë vjet më parë nga sa është menduar deri tani.

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar dhëmbë që datojnë 10 milionë vjet më parë dhe besojnë se ato u përkasin parardhësve më të hershëm të gorillave moderne. Ata thonë se dhëmbët tregojnë se njeriu është shkëputur nga majmunët e sotëm të mëdhenj, përfshirë gorillat, orangotangët dhe shimpazetë, shumë më herët se sa është pranuar deri tani, pra më herët se sa 7 milionë apo 8 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se studimi i botuar në revistën e përjavëshme shkencore, Nature, i forcon provat shkencore se Afrika është vendi i origjinës së qënies njerëzore dhe majmunëve modernë afrikanë. //rd//

XS
SM
MD
LG