Lidhje

Del Ponde kundërshton prerazi kërkesën e Gotovinës për t'u gjykuar në lirim


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Carla del Ponte, kundërshtoi prerazi kërkesën e ish gjeneralit kroat Ante Gotovina për të gjykuar në lirim.

Del Ponte tha se gjenerali Gotovina kishte qendruar në arrati për katër vjet para se të arrestohej dhe ekziston rreziku se ai mund të arratiset përsëri. Gjykata e Hagës e dënoi Gotovinën në vitin 2001 nën akuzat për krime lufte kundër serbëve gjatë një operacioni spastrimi në vitin 1995, në një venbanim serb në Kroaci.

Shumë kroatë e shikojnë ish gjeneralin si heroin e tyre. Avokatët mbrojtës së Gotovinës i paraqitën më 7 gusht Gjykatës së Hagës një kërkesë për lirimin e tij me kusht. Mbrojta kërkoi që gjenerali të mbahet nën vrojtim elektronil. Qarkullimi i tij do të kufizohej në shtëpinë e tin në fshatin Pakostane pranë qytetit bregdetar Zadar. //rd//

XS
SM
MD
LG