Lidhje

Publikohet raporti i ri i agjencive të zbulimit për Irakun


Një raport i ri i agjencive amerikane të zbulimit thotë se gjendja e sigurisë në Irak është përmirësuar, por qeveria e kryeminsitrit Nuri al-Maliki vazhdon të jetë e paaftë ta qeverisë vendin në mënyrë të efektshme.

Zyrtarët amerikanë e publikian dje raportin “Vlerësim i Agjencive të Zbulimit Kombëtar për Qëndrueshmërinë në Irak”. Në raport thuhet se gjendja e sigurisë në Irak, që nga fillimi i vitit ka patur përmirësim “të konsiderueshëm, por jo kudo të njëllojtë”. Megjithatë, thuhet në raport, dhuna kryengritëse dhe fetare vazhdon të jetë në një nivel të lartë.

Në raportin e zbulimit thuhet se forcat irakiane nuk mund ta përballojnë dhunën, pa ndihmën e vazhdueshme të trupave amerikane. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Gordon Johndore, tha se raporti tregon se strategjia e Presidentit Bush në Irak po ka rezultat, por se Shtetet e Bashkuara, megjithatë, kanë përpara “sfida të ashpëra”.//lk

XS
SM
MD
LG