Lidhje

Greqi: Zjarret kanë përfshirë pyjet në pjesën jugore të vendit


Zjarret e pyjeve kanë përfshirë pjesën jugore të Greqisë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 vetave, ndërsa erërat e forta po pengojnë punën e zjarrfikësve. Zyrtarët thonë se të paktën 6 vetë vdiqën si pasojë e zjarrit afër qytetit Aeropolis në gadishullin e Peloponezit, rreth 300 kilometra në jug të Athinës.

Një tjetër zjarr afër qytetit Zakharo në pjesën perëndimore të gadishullit, shkaktoi vdekjen e 9 vetave, 6 prej të cilëve ndodheshin në makinat e tyre. Zyrtarët thonë se erërat e forta po nxisin përhapjen e zjarreve dhe po pengojnë punën e aeroplanëve zjarrfikës.

Zjarrfikësit po ndeshen me flakët edhe në rajonet e Lagonisit, në lindje të Athinës dhe Elefsina në perëndim. Këtë vit Greqia është ballafaquar me zjarre të pashembullta të pyjeve, të shkaktuar nga temperaturat e larta dhe thatësira. //iç

XS
SM
MD
LG