Lidhje

Greqi: Një shqiptare mes viktimave nga zjarret


Zjarrfikësit thanë se numri i të vdekurve në Greqi nga zjarret, më të mëdhatë në disa dekada, i ka kaluar të 40 vetët. Ata thanë se një nënë me katër fëmijët e saj të cilët ishin njoftuar si të zhdukur besohet se janë ndër viktimat.

Zjarrfikësit thanë sot se numri i të vdekurve mund të rritet ndërkohë që ata po fillojnë kërkimin për viktima në zonat e prekura nga zjarret në gadishullin e Peloponezit. Për të vdekur është njoftuar edhe në qytetet Areopolis dhe Zakaro në pjesën perendimore të vendit.

Ambasadori shqiptar në Athinë konfirmoi njoftimet e mediave greke se mes viktimave ishte edhe një shqiptare 33-vjeçare. Zoti Vili Minarolli i tha Zërit të Amerikës se Altina Tomorri, humbi jetën ndërsa ndihmonte një grup turistësh të huaj t'u shpëtonin flakëve në hotelin ku ajo punonte në Patra.

500 ushtarë u janë bashkuar ekipeve të zjarrfikësve në luftën me zjarret. Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtzakonshme në dy rajone të vendit dhe ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG