Lidhje

Francë: Vdes ish-kryeministri dhe ekonomisti i njohur Rejmond Bar


Familja e ish kryeministrit dhe ekonomistit të njohur francez Rejmond Bar njoftoi se ai vdiq sot në moshën 83 vjeçare. Të afërm të zotit Bar thanë se ai vdiq në spitalin Val de Grase në Paris ku ndodhej që nga muaji prill për tu kuruar nga zemra.

Zoti Bar ka qenë ministër i industrisë nga viti 1959 deri më 1932 gjatë administratës së presidentit Sharl De Gol. Ai ishte gjithashtu kryeministër i Francës nga viti 1976 deri në 1981.

Zoti Bar ka mbajtur edhe postin e zëvëndës presidentit të Bashkimit Evropian, ka qenë Ministër i Ekonomisë si dhe kryetar i bashkisë së Lionit. Ai u largua nga politika në vitin 2002.//kk//

XS
SM
MD
LG