Lidhje

OKB-ja u kërkon korporatave të investojnë për ngrohjen globale


Një raport i fundit i OKB-së, u bën thirrje qeverive dhe korporatave të investojnë qindra miliarda dollarë për teknologji të pastër, për të përballuar kërcënimin në rritje nga ndryshimet klimaterike.

Në raportin e paraqitur sot në një takim të ekspertëve të OKB-së për mjedisin në Vjenë, thuhet se duhen rreth 200 miliardë dollarë investime të drejtëpërdrejta, për të kthyer gazet e dëmshme, ritmi i çlirimit të të cilave sa vjen e shtohet, në nivelet aktuale, deri në vitin 2030.

Zyrtari më i lartë i OKB-së për mjedisin, Yvo de Boer, thotë se përmirësimet teknologjike janë mjeti më premtues për të pakësuar gazet e dëmshme. Përfaqësues të mjedisit nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po marrin pjesë në konferencën një javore duke bërë thirrje për pakësimin e gazit karbonik që hidhet në atmosferë.

Studimi pritet të jetë në qendër të një takimi të nivelit të lartë për mjedisin, që do të zhvillohet në Indonezi gjatë këtij viti. Takimi i Indonezisë synon të negociojë zëvendësimin e traktatit ekzistues të Kiotos për ngrohjen globale. //rd//

XS
SM
MD
LG