Lidhje

Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara, më i ulti në shtatë vjet


Agjencia amerikane që ndjek ndryshimet demografike, thotë se niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara ka pësuar një ulje të lehtë, për herë të parë në 7 vjet.

Byroja e Regjistrimit të Popullsisë njoftoi sot se 12,3 përqind e amerikanëve, ose 36 milionë, jetonin në varfëri vitin e kaluar, krahasuar me 12 presje 6 përqind në vitin 2005.

Niveli zyrtar i varfërisë është një çift me dy fëmijë, që nuk ka të ardhura më shumë se 20 mijë dollarë në vit. Ky nivel përdoret për të përcaktuar të drejtën për ndihma shoqërore. Po ashtu, sipas Byrosë e Regjistrimit të Popullsisë, të ardhurat mesatare për familje, në Shtetet e Bashskuara kanë shënuar një ngritje të lehtë duke arritur në 48 mijë dollarë në vit. Por në studim thuhet se numri i shtetasve amerikanë pa sigurime shëndetësore arriti në 15 presje 8 përqind vitin e kaluar, nga 15 presje 3 përqind që ishte në 2005. //rd//

XS
SM
MD
LG