Lidhje

Kryeministri turk shpalos një plan ambicioz reformash


Kryeminsitri i Turqisë shpalosi një program 5-vjeçar që ai tha se do të forcojë ekonominë dhe do të çojë vendin më pranë antarësimit në Bashkimin Evropian. Kryeminsitri Rexhep Tayip Erdogan i tha sot parlamentit se qeveria e tij do të bëjë reforma demokratike dhe kushtetuese dhe do të vazhdojë programin për politika në mbështetje të biznesit.

Ai tha se i konsideron përpjekjet për antarësim në Bashkimin Evropian si mënyrë për të përmirësuar standardet politike, ekonomike dhe sociale të Turqisë. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën në korrik.

Në fillim të kësaj jave ai formoi një kabinet të ri në të cilin përfshihen figura që janë parë si njerëz që mbështesin komunitetin afarist dhe anëtarsimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha këto ditë se Franca nuk do të kundërshtojë bisedimet e reja midis Turqisë dhe BE, por ai është gjithnjë kundër antarësimit të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. //ad//

XS
SM
MD
LG