Lidhje

Popullsia dhe imigracioni në rritje në Shtetet e Bashkuara


Një studim i ri tregon se popullsia në Shtetet e Bashkuara do të rritet me më shumë se 50 përqind gjatë gjysmëshekullit të ardhshëm dhe se imigracioni do të përbëjë më shumë se 60 përqind të kësaj rritje. Grupi i studimeve të pavarura Qendra për Studimet e Imigracionit publikoi rezultatet e një studimi të enjten në Washington DC dhe organizoi një diskutim mbi këto përfundime të studimit.

Studimi tregon se më shumë se një presje 2 milion banorë të rinj do të vendosen çdo vit në Shtetet e Bashkuara si rezultat i imigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm, shumica nga vendet hispanike. Studimi arrin në përfundimin se popullsia e Shteteve të Bashkuara do të rritet nga 301 milion që është tani në 468 milion deri në vitin 2060 dhe kjo do të ketë një ndikim dramatik në krahun e punës, grupin e pensioneve, rritjen urbane dhe mjedisin.

Autori i studimit Steven Camarota vendos në prespektivë çfarë do të thotë 167 milionë imigrantë të rinj: “Rritja prej 167 milionë që Shtetet e Bashkuara do të shohin për 53 vjetët në vazhdim është e barabartë me popullsinë e Britanisë, Francës dhe Spanjës të marra së bashku. 105 milionë imigrantë janë sa popullsia e 13 qyteteve si Nju Jorku”. Camarota thekson se parashikimet e tij nuk llogarisin ndonjë rritje të imigracionit."Imigracioni në total është rritur për pesë dekada. Në se kjo tendencë vazhdon, atëherë imigracioni do të shtojë më shumë se 105 milionë banorë të llogaritur me nivelin e tanishëm. Vlen të përmendim gjithashtu se shumica e 105 milionëve vijnë nga imigracioni i ligjshëm".

Jo të gjithë panelistët ranë dakort me idenë se miliona imigrantë të rinj mund të sjellin një ndikim negativ. Ben Wattenberg është me Institutin American Enterprise. "Gjithmonë në Amerikë ka ekzistuar një ndjenjë anti imigracionit. Një shekull më parë u tha se hebrenjtë ishin të papastër, injorantë dhe flisnin me një theks të rëndë. Fëmijët dhe nipërit e tyre fituan çmime nobel dhe i dhanë trajtë kulturës globale. Çdo grup imigrantësh fillimisht është urryer", tha Wattenberg.

Autori i studimit Steven Camarota tha se rritja e popullatës mund të çojë në keqësimin e cilësisë së jetesës në Shtetet e Bashkuara por nuk ka pse të ndodh kështu. Ai thotë se ajo mund të çojë gjithashtu në mundësi më të mira për biznes. Ai thotë se ajo që vendi ka nevojë është një politikë e qartë për imigracionin dhe rritjen e popullësisë. //rd//

XS
SM
MD
LG