Lidhje

Senatori Uorner njofton daljen në pension, pas mbarimit të mandatit


Senatori republikan i Virxhinias, Xhon Uorner, i cili është shquar gjatë debatit mbi luftën në Irak, tha se do të dalë në pension, pasi ta mbarojë mandatin në vitin 2009. Senatori Uorner i tha përkrahësve të tij të mbledhur jashtë Universitetit të Virxhinias, se nuk do të kandidojë për një tjetër mandat, të 6-të në zgjedhjet e vitit 2008.

Ish-kryetari i Komisionit të Fuqishëm të Senatit për Forcat e Armatosura e ka kritikuar hapur Presidentin Bush për trajtimin e luftës në Irak. Në fillim të muajit ai i bëri thirrje Presidentit të fillojë tërheqjen e disa prej trupave amerikane nga Iraku. Dalaj e tij në pension, do të lerë të hapur një vend në Senat, që do të ishte thuajse i sigurt për republikanët në zgjedhjet e vitit 2008.

Tani demokratët do të kenë një rast më të mirë për të ruajtur, ose zgjeruar shumicën ekzistuese që kanë në Senat. Kur të dalë në pension, 80 vjeçari Uorner, ish-sekretari i marinës, do të ketë mbushur 30 vjet si senator i Shteteve të Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG