Lidhje

Amerikanët fillojnë pushimet me rastin e Ditës së Punës


Shumë qytetarë amerikanë kanë filluar pushimet me rastin e Ditës së Punës, e cila bie të hënën.

Në Shtetet e Bashkuara Dita e Punës festohet të hënën e parë të çdo shtatori dhe për nga përmasat i ngjan 1 majit që festohet në vende të tjera. Agjencitë e qeverisë federale dhe shumë biznese private nuk punojnë të hënën.

Departamenti amerikan i Punës thotë se kjo ditë kujtohet për të nderuar njerëzit që kanë dhënë kontribut për forcën, begatinë dhe mirëqenien e Amerikës.

Amerikanët e festojnë Ditën e Punës që nga vitet 1880 me parada, piknike, udhëtime dhe aktivitete të tjera. //kk//

XS
SM
MD
LG