Lidhje

Papa u bën thirrje të rinjve katolikë të frenojnë dëmin ekologjik


Papa Benedikti u bëri thirrje qindra mijëra besimtarëve të rinj katolikë që të kujdesen më shumë për planetin dhe të frenojnë dëmin ekologjik. Papa e lexoi mesazhin e tij në mbrojtje të mjedisit sot gjatë një meshe të hapur në ditën e dytë të një ceremonie fetare në Loreto të Italisë.

Ai u tha besimtarëve se do të varej nga ata shpëtimi i planetit nga zhvillimet të cilat shpesh nuk përfillin “ekulibrin delikat të natyrës”, siç e quajti ai. Papa 80 vjeçar gjithashtu tha se alternativat e guximshme të cilat mund të krijojnë një aleancë të fortë mes njeriut dhe tokës, duhet të realizohen përpara se të jetë tepër vonë. Rreth 500 mijë njerëz morën pjesë në meshën e mbajtur sot nga Papa.//kk//

XS
SM
MD
LG