Lidhje

Kina thotë se do të fillojë të raportojë në OKB shpenzimet ushtarake


Kina tha se do të fillojë të raportojë pranë Kombeve të Bashkuara për shpenzimet e saj ushtarake dhe shitjet e armëve në përgjigje të shqetësimeve ndërkombëtare rreth transparencës së saj në fushën ushtarake.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtëme tha sot se Kina do të paraqesë çdo vit shpenzimet ushtarake kryesore pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo shtoi se Pekini gjithashtu do të rifillojë të dorëzojë të dhëna për shitjen e armëve në Regjistrin e OKB-së për Armët Konvencionale” në interes të paqes në botë”. Zëdhënësja e quajti këtë zhvillim ”një hap domethënës në shtimin e transparencës ushtarake të Kinës”.

Kina ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake vitet e fundit, duke shtuar shqetësimin ndërkombëtar, kryesisht të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Në muajin mars, Kina njoftoi se e kishte rritur me 18 përqind buxhetin ushtarak për vitin 2007 duke e çuar në 45 miliard dollarë. Kina ka ushtrinë më të madhe në botë.//ii

XS
SM
MD
LG