Lidhje

Kosovë: Viti i ri shkollor, 36 mijë nxënës për herë të parë në shkollë


Rreth 400 mijë nxënës të 959 shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor. Këtë vit për herë të parë, mësimet i filluan 36 mijë nxënës.

Mësimet, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, filluan pa shumë probleme, ndonëse sivjet për herë të parë zbatohet reforma e klasave të pesta, që sipas zyrtarëve mbyll ciklin e reformës së sistemit të arsimit në Kosovë.

Organizatat sindikaliste të arsimit kanë shprehur shqetësim se zbatimi i kësaj reforme do të lërë të papunë një numër arsimtarësh.

Qeveria e Kosovës thotë se ka siguruar 300 mijë euro për tekste falas për kategoritë e rrezikuara sociale. Një rritje pagash prej 12 për qind për mësimdhënësit ka arritur të shmangë vështirësitë me të cilat është përballur çdo vit sistemi i arsimit në Kosovë, që pothuajse asnjëherë nuk ka filluar pa greva të arsimtarëve të cilët kërkojnë kushte më të mira pune. Opozita thotë se kjo rritje pagash është e pamjaftueshme. //ii

XS
SM
MD
LG